EDUART AVRAMI
DREJTOR - DREJTORIA E PRODHIMI
Me një përvojë të larmishme prej 25 (njëzetepesë) vitesh në fushën e shtypshkrimeve, Drejtori i Prodhimit ka zhvilluar aftësi dhe ekspertizë të thellë në menaxhimin e proceseve të prodhimit, duke siguruar cilësi të lartë dhe efikasitet në çdo projekt. Aktualisht, ai është i emëruar si Drejtor Prodhimi pranë Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, ku udhëheq ekipin e prodhimit dhe mbikëqyr të gjitha fazat e procesit, duke garantuar që çdo produkt të përmbushë standardet më të larta të industrisë dhe kërkesat specifike të klientëve.